Dimitriev, Kançevska, Popovski dhe Todorov duhet të largohen menjëherë nga njëri nga funksionet

Gjatë këtij muaji kryeministri aktual Emil Dimitriev dhe ministrat  Nikolla Todorov, Nikolla Popovski, Elizabeta Kançevska shkelën Kushtetutën dhe Ligjin për Qeveri dhe Kodin zgjedhor, përcjell Portalb.mk. Ata “punojnë” dy punë ndërsa nuk dihet se për cilin funksion marrin para?

Neni 8 i Kodit zgjedhor është qartë i përcaktuar:
“Funksioni i Deputetit nuk është në pajtueshmëri me funksionin e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministrit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit publik, avokatit të popullit dhe me funksione të tjera të cilat i zgjedh apo emëron Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.”

1

Untitled

Ligji është i qartë, por për shkak se tek ne ndokush qëndron mbi Kushtetutën dhe Ligjin, plotë një muaj Dimitrievi mban pozitën edhe të deputetit edhe të kryeministrit, edhe pse në marrëveshjen e Përzhinës ishte përcaktuar si kryeministër gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Elizabeta Kançevska Milevska- Ministre e Kulturës
Elizabeta Kançevska Milevska- Ministre e Kulturës

Zgjedhjet mbaruan, por Dimitrievi nuk e lëshon kabinetin.

Edhe Todorov, Kançevska Millevska dhe Popovski morën postin e deputetit, por duke i thyer Ligjet ende ushtrojnë funksionet prej ministri.

Që të tre nënshkruajnë, shpërndajnë para dhe promovohen me aktivitete të reja.

 

 

 

 

Dimitrievi në takim me Sindikatën e "Jugohrom"-it
Dimitrievi në takim me Sindikatën e “Jugohrom”-it

 

Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski e lëshuan kabinetin, gjithashtu Sanata Argirova e TVM-së,  Zoran Zaevi pozitën e kryetarit të komunës, Zijadin Sela nuk është më kryetar i Komunës së Strugës, por Emil Dimitrievi vazhdon të ulet në karrigen e kryeministrit.

 

Ekspertët reagojnë se kjo është e paligjshme, por askush nuk i dëgjon.

 

nikolla

Kështu mund të kalojmë në situatë më të komplikuar. Nëse gjatë këtyre shtatë ditëve Gruevski dhe Ahmeti arrijnë marrëveshje për formim të Qeverisë, Emil Dimitrievi, Nikolla Todorov, Nikolla Popovski, Elizabeta Kançevska Millevska do të votojnë për veten e tyre në postin e ministrit.

Nuk është e qartë se për cilën pozitë dhe funksion do të marrin rrogë për këtë muaj?

Prej Parlamentit, prej Qeverisë apo prej ministrive të caktuara? Apo ndoshta prej të dy posteve, sepse ata ishin të “vyeshëm” dhe ushtruan dy funksione?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button