Beyonce zbulon recetën e parë të ditës, çfarë ha çdo mëngjes

Të gjithë e dimë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Të hash mëngjes të mirë ndikon në mënyrën se si e kalon pjesën tjetër të ditës. Por a e bëjmë gjithmonë këtë gjë? Për fat të keq, jo! Shumica nga ne nxitojnë në mëngjes dhe nuk kanë kohë për t’iu kushtuar një mëngjesi të mirë, shkruan revista Class.

Po sikur të dini si e nis ditën këngëtarja e famshme Beyonce, a do të mendoheshit dy herë para se të dilni nga shtëpia? Epo kush nuk do të donte ta niste ditën si Mbretëresha B?

Cila është gjëja e parë që Beyoncé ha çdo mëngjes?

Sipas një interviste që ka dhënë për Shape, Beyonce rrëfeu se çdo ditë në mëngjes ajo ha të bardha vezësh të fërguara, të cilat i shoqëron gjithmonë me diçka tjetër.

Po ashtu, Bey ka treguar për revistën se nuk konsumon mish të kuq, por ha shumë peshk, ndërsa pastat dhe orizin i ka zëvendësuar prej kohësh me quinoa-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button