LSDM premton ndërtim të qytetit studentor në Shkup

LSDM sot e ka prezantuar projektin “Ndërtim të qytetit studentor në Shkup” me zgjidhje të reja arkitektonike për shtëpitë studentore, njofton Portalb.

“Përskaj qytetit studentor në Shkup, do të ndërtojmë edhe komplekse në Tetovë, Manastir dhe Shtip. Shtëpitë e reja studentore dhe komplekset do ta lehtësojnë jetën e studentëve. Do të ndikojnë në motivimin për mësim dhe krijimin e ardhmërisë së tyre. Të mos përsëritet që 500 studentë, ashtu sikur në këtë dimër të ftohtë, që në Shtëpinë Studentore Kuzman Josifovski Pitu, 10 ditë, në temperatura polare, të ngelin pa ngrohje, pa ujë të nxehtë dhe pa rrymë. Të jetojnë në myk, të hyjnë në tualete të rrënuara, të hanë ushqim nga kuzhinat e mbushura me buburreca. Pushteti i deritanishëm ka shkelur mbi dinjitetin e njerëzve të rinj”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ata shtojnë se me këtë projekt, studentët do të ketë kartelë pagesore për lirime të shfrytëzim të shërbimeve në komplekse, në transportin ndër qyteteve, gjatë vizitës së institucioneve shtetërore dhe nacionale, si dhe për vizitë të ngjarjeve kulturore dhe sportive nga karakteri nacioanal. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button