Izraeli nuk ndalet! Miraton qindra ndërtime të reja në Jerusalemin Lindor

Komiteti i Planifikimit dhe Ndërtimit në Bashkinë e Jerusalemit lidhur me Izraelin ka njoftuar se ka miratuar vendimin për ndërtimin e 566 shtëpive të reja në Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të radion izraelite, mësohet se është miratuar vendimi për ndërtimin e 566 ndërtesace të reja për kolonët herbre në Jerusalemin Lindor nën okupim.

Në lajmin ku vihet në dukje se ky vendim është marrë dy ditë pas fillimit të detyrës së presidentit amerikan Donald Trump, theksohet se këto objekte në fjalë do të ndërtohen në rajonet e vendbanimeve hebreje në Ramot, Ramat Shlomo dhe Pisgat Ziev në veri të Jerusalemit Lindor.

Kryetari i Komitetit të Planifikimit dhe Ndërtimit në Bashkinë e Jerusalemit, Meir Turgeman ka theksuar se ky vendim ishte planifikuar më parë, por se është shtyrë deri në fillimin zyrtarisht të detyrës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Ndër të tjera Turgeman pa përcaktuar datë ka shtuar se bashkia do të miratojë edhe ndërtimin e 11 mijë vendbanimeve në Jerusalem.

Turgeman edhe më parë ishte shprehur se zgjedhja e Trump si president do të hapte rrugën për ndërtimin e njësive të reja të vendbanimeve hebreje në Jerusalemin Lindor.

Gjithashtu edhe Trump gjatë fushatës zgjedhore ishte shprehur se “njësitë e vendbanimeve që Izraeli ndërton në territoret palestineze, nuk përbëjnë problem për negociatat e paqes.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button