Çfarë po ndodh në burgjet e Maqedonisë? Brenda 10 ditëve vdesin tre persona!

Në burgun e Idrizovës ndërroi jetë edhe një i burgosur, i treti brenda 10 ditëve. Sipas njoftimit zyrtar 46 vjeçari me inicialet M.S ishte ankuar për dhimbje ne gjoks, dhe dje pasdite në ora 16:00 ndërroi jetë në ambulantën e burgut të Idrizovës, konfirmuan për TV21 nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas kësaj ministrie, me urdhër të Prokurorisë Publike trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Por familja e të ndjerit në bisedën telefonike për TV21 se djali i tyre më herët nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe se presin obduksionin.

Burgu i Idrizovës
Burgu i Idrizovës

Drejtori i  burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski thotë se ambulanta brenda burgut ka bërë punën ashtu siç edhe kërkohet dhe se kushtet e burgut plotësojnë standardet e duhura.

Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut thonë se gjendja në burgje është katastrofale, por sipas tyre organizatave joqeveritare dhe mediave që prej dy vjetësh iu është ndaluar hyrja në burgjet e vendit.

Avokati i popullit është i vetmi institucion që aktualisht mund të ketë qasje në burgjet dhe qendrat korrektuese të Maqedonisë si dhe këshillat e avokatinuk merren parasysh, as ngritja e padive penale tek gjykata dhe prokuroria nuk merren në shqyrtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button