Gostivar, paditet ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” për mospastrim të rrugëve

Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar ka ngritur padi për kundërvajtje ndaj drejtorit të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, seksioni i Gostivarit, për mospastrim e rrugëve rajonale. Padia është ngritur konkretisht për mos pastrim të rrugëve në aksin rrugor mes fshatrave Gradec, Negotinë Vrutok, si dhe në aksin rrugore drejt fshatit Çegran,

“Pas reshjeve të fundit të borës, ndërmarrja në fjalë nuk ka krijuar kushte për lëvizje të sigurt të makinave dhe njerëzve në akset e lartë përmendura rrugore, edhe pse në vendparkimin e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, seksioni i Gostivarit, kanë qëndruar të parkuara gjashtë makina për pastrim të rrugëve”, -shkruan mes tjerash në dokumentin që arriti të sigurojë Televizioni Alsat.

Padinë e ngritur kundër ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm i saj Gajur Kadriu. Por, sipas tij padia nuk ka bazë ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button