Federer në çerekfinale të Australian Open

Ish-numri një i tenisit botëror, njëherësh fitues i 17 Grand Slam titujve, zvicerani Roger Federer (35) është plasuar sot në çerekfinale të turneut Australian Open në Melburn, pasi paraprakisht triumfoi mbi kundërshtarin e tij, tenistin e pestë në botë, japonezin Keij Nishikori 3:2 në sete (6:7, 6:4, 6:1, 4:6, 6:3), raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesi i katërfishtë i Australian Openit i dha fund ndeshjes pas tre orëve dhe 24 minutave të kaluara në fushë, duke u kualifikuar kështu në çerekfinalen e 13-të në 14 vitet e fundit.

Në setin e parë Nishikori udhëhoqi në rezultatin 5:1, mirëpo Federer u rikthye në lojë duke triumfuar në setin e parë me rezultatin 6:5.

Me fitoren e sotme të arritur në Australian Open, Federer është bërë tenisti më i moshuar i cili është kualifikuar në çerekfinale të ndonjë nga turnetë Grand Slam, pas vitit 991.

Në çerekfinale ai do të përballet me lojtarin e 50-të në klasifikimin botëror, gjermanin Mischa Zverev, i cili më herët ofroi një sensacion të vërtetë duke eliminuar numrin një në tenisin botëror, Andy Murray.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button