Filloristët në fshatin Skudrinjë prezantojnë gatimet në panairin e ushqimit

Në shkollën fillore “Bllazhe Koneski” në fshatin Skudrinjë u mbajt panairi për ushqim në suazat e projektit për Integrim ndërkombëtar në arsim. 

“Duart e arta të filloristëve përgatitën specialitete angleze, shqiptare, turke, maqedonase dhe secili prej tyre prezantoi specialitetin individual sipas përzgjedhjes së tyre.

Nxënësit paraqitën recetën e tyre në varësi prej ku ka zanafillë ushqimi i përgatitur. 

Së bashku me fëmijët ishin edhe prindërit e tyre dhe arsimtarët të cilët patën mundësinë të shijojnë specialitetet e filloristëve. Në aktivitetin e tyre në ndihmë të këtyre filloristëve ishin edhe arsimtarët e gjuhës italiane dhe angleze, Biljana Dejanovska dhe Medat Kurtovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button