Francë, socialistët votojnë për kandidatin presidencial

Të majtët francezë votojnë sot për të zgjedhur dy finalistët në mesin e shtatë kandidatëve të cilët janë nominuar për të përfaqësuar Partinë Socialiste në zgjedhjet presidenciale të cilat këtë vit do të mbahen në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendvotimet janë të hapura për të gjithë të regjistruarit të cilët do të duhet të paguajnë tarifën në vlerë prej 1 euro, por të cilët paraprakisht nënshkruan dokumentin në të cilin janë zotuar se ndajnë të njëjtat vlera me partinë. Numri i votuesve të regjistruar është mes 1.5 dhe 2 milionë.

Sondazhet flasin se votimi i sotëm do të jetë një garë e ngushtë mes ish-kryeministri Manuel Valls dhe ish- ministrave të rebeluar Arnaud Montebourg dhe Benoit Hamon. Sipas sondazheve ish-ministri i Financave, Montebourg, kryeson me 29 për qind të të anketuarve i ndjekur nga Valls me 26 për qind dhe Hammon me 25 për qind.

Katër kandidatët e tjerë, Vincent Peillon, Sylvia Pinel, Francois de Rugy dhe Jean-Luc Bennahmias, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të kualifikohen për votimin final i cili do të mbahet më 29 janar.

Megjithatë, sondazhet e përgjithshme për zgjedhjet presidenciale në Francë të cilat do të mbahen më 23 prill dhe 7 maj, flasin se kandidati i Partisë Socialiste e cila po përballen me ndasi të brendshme, nuk do të kalojë në raundin e dytë.

Treguesit thonë se kandidat i pavarur Emmanuel Macron, ish-ministër socialist për Ekonomi, kandidati konservator, Francois Fillon dhe liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të kenë një garë të ngushtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Megjithatë, Fillon-Le Pen shihet si skenari më i mundshëm i dy kandidatëve të cilët do të kualifikohen në raundin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button