Përfundon pushimi dimëror, nxënësit nesër kthehen në mësim

­Rreth 270.000 nxënës, 188.000 prej të cilëve fillorist dhe 80.000 nxënës të shkollave të mesme, nesër do të kthehen në bankat shkollore për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017.

Pushimi dimëror është vazhduar me dy ditë mësimi shtesë (18 dhe 20 janar), me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të evitohet rreziku për përhapje të gripit.

Gjithashtu nga e hëna e ardhshme, 30 janar do të fillojë testimi ekstern i 18.600 maturantëve, i cili do të zgjat
deri më 3 shkurt të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button