Smogu, po e ndan Pekinin në dysh

Pekini po përjeton një smog të padurueshëm. Nivelet e thërmijave të dëmshme janë shumë të mëdha.

Gjëja e parë që Jiang Wang bën menjëherë pasi të zgjohet çdo mëngjes është të kontrollojë nëse e bija e saj po thith ajër të pastër.

Gjëja e dytë, të përgatisë mëngjesin. Për këtë paraprakisht është kujdesur që të gjitha ushqimet të vijnë nga një fermë organike.

Ajo i lan të gjitha produktet me ujin nga rubineti të pastruar me një sistem të veçantë trajtimi të vendosur nën lavamanin e saj, shkruan “Koha Ditore”. Por ky ujë nuk është për pirje, për këtë ka ujin që blihet në shishe.

Kjo është mënyra se si Wang e nis çdo ditë, duke u përpjekur që të minimizojë ndikimin e ambientit toksik të Pekinit.

“Që nga momenti që i hapni sytë e deri në momentin kur flini në mbrëmje”, thotë ajo, “duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe ajrit, ujit dhe ushqimit që hani” .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button