Trump në CIA: Do të jeni në krye të fitores

​Presidenti amerikan, Donald Trump, në ditën e parë të detyrës së tij pasi ka vizituar qendrën në Virginia të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), është shprehur se mediat kanë krijuar një perceptim sikur ai vetë ka një urrejtje ndaj institucioneve të inteligjencës dhe ka shtuar se është pranë CIA-s.

Pas debateve Trump-CIA, që u shkaktuan pas pretendimeve se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale në favor të Trumpit, vihet në dukje se ka sinjale për normalizimin e marrëdhënieve pasi presidenti vizitën e parë të tij e ka kryer në qendrën e CIA-s, transmeton Tv 21.

“Unë jam me ju 1,000 për qind. Askush nuk është me ndjenja më të forta se Donald Trump për institucionin e inteligjencës dhe kundrejt CIA-s. Jam prapa jush dhe do të qëndroj edhe më shumë prapa jush”, është shprehur presidenti amerikan i cili është takuar me punonjësit e CIA-s.

Ndër të tjera duke akuzuar median amerikane për mos sinqeritet, Trump është shprehur “E dini se kam një luftë që vazhdon me median. Ato janë më të padenjët në tokë. Shprehen se mes meje dhe institucioneve të inteligjencës ka një urrejtje. Shkaku i pranisë time këtu është kundërshtimi i këtyre pretendimeve.”

Në takimin ku morën pjesë afërsisht 400 punonjës të CIA-s, Trump ka shtuar se “Ju respektoj. Ne do të fillojmë përsëri të fitojmë dhe ju do të jeni në krye të kësaj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button