Për një kontroll mjekësor pritet me muaj!

Qytetarët të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje, ankohen se caktimi i një termini për një kontroll të detajuar në spital zgjat shumë.

Madje disa prej tyre thonë se për një analizë apo kontroll në spital duhet të presin radhë me muaj.

“Jam i sëmurë dhe kam probleme me gjurin, dhimbjet janë të mëdha madje edhe kam probleme në të ecurit. Isha te mjeku amë për të marrë udhëzim për të bërë një incizim në spital si dhe terapi, termin të lirë për të dy kërkesat e mija kishte pas një muaji”, tha F.G. pacient.

Ai shtoi se për shkak të dhimbjeve të mëdha nuk mund të presë deri tek termini i caktuar, por fatkeqësisht do të drejtohet tek klinikat private.

“Kam dhimbje të mëdha nuk mund të pres një muaj. Më duhet të shkoj në ndonjë klinik private edhe pse kushton shumë shtrenjtë”, tha F.G.

Nga ana tjetër mjeku Sedat Lumani sqaron se terminët mund të zgjasin varësisht nga agjenda e mjekëve.

“Mjekët mund të jen të lirë dhe atëherë termini caktohet menjëherë por ndodh që agjenda e tij të plotësohet menjëherë dhe kështu pacientët janë të detyruar të presin me muaj të tërë”, tha për Portalb, Lumani.

Pacientët mund të caktojnë terminet e tyre online, si dhe të shikojnë datat e lira për realizimin e tyre.

Megjithatë, qytetarët kërkojnë një sistem mjekësor më funksional duke u ankuar se edhe paguajnë sigurim shëndetësor, edhe prapë janë të detyruar të drejtohen drejt klinikave private.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button