Pas betimit të Trump, largohen 80 ambasadorë amerikanë nëpër botë

Pak minuta pas betimit të Donald Trump si President i SHBA­ve, plot 80 ambasadorë amerikanë nëpër botë janë shkarkuar, sipas ultimatumit të dhënë prej administratës së tij.

Kështu, më herët zv/presidenti Mike Pence ka thënë se ata kanë pasur afat deri më 20 janar që të japin dorëheqjen.
Bëhet fjalë për ambasadorët që cilësohen si emërime politike. Ata përfshijnë ambasadorët amerikanë në Gjermani, Britani, Kanada, Kinë dhe vende të tjera si Japoni, Indi, Arabi Saudite.

Por çështja është se nuk janë gjetur zëvendësuesit e pjesës më të madhe të tyre, raporton “The Independent”, transmeton Panorama.

Deri më tani, këtë lëvizje e ka përshëndetur Presidenti i Çekisë, i cili shpreson për një ambasador më të mirë amerikan në Pragë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button