Reali mbetet në krye

Me rezultat 2-2, ka përfunduar derbi spanjoll ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit që u zhvillua sot në stadiumin Vicente Calderon.

Golin e parë për Realin e shënoi  Karim Benzema në minutën e 3’.

Arda Turan u shkaktoi telashe lojtarëve të Realit duke asistuar te Koke dhe mesfushori pa hezitim e barazoi rezultatin 28’.

Në minutat e fundit të pjesës së parë pas një goditje të fortë të Gabit nga distanca topi u fut në rrjet (2-1).

Në pjesën e dytë Reali e kërkoi shumë golin dhe më në fund arriti përmes yllit portugez Cristiano Ronaldo të barazoi rezultatin në minutën e 82’.

Pas këtij barazimi Real Madridi mbetet në krye të tabelës me tri pikë më shumë se Atletico Madridi. Në rast se Barcelona mposht Almerian, atëherë do të ngushtojë diferencën në një pikë me liderin./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button