Demaçi i thotë Fules: Ne JO me “Jugo-sllavinë”, se nuk jemi sllavë!

Ish i burgosuri politik dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisionarit evropian për zgjerim, Stefan Fule, për një Jugosllavi të dytë, në të cilën do të përshiheshin Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia.

E tërë kjo ka ardhur pas iniciativës së Malit të Zi për planin e quajtur West Balkan Six – G6 apo “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor“, pjesë e së cilës do të jenë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës gjoja “synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian”, transmeton Telegrafi.

Për Adem Demaçin, Jugosllavia që nga vitet 1945 deri me 1990, për shqiptarët ka qenë njëra ndër regjimet shtypëse dhe me të egra.

“Neve nuk na intereson çfarë plane bëjnë të huajt, të tjerët. Ata kanë planet e veta, ne tonat. Puna e Jugosllavisë njëherë e përgjithmonë ka mbaruar dhe ne shqiptarët kemi derdhur gjak e më vonë kemi festuar që kemi dalë nga ajo. Madje jo vetëm shqiptarët, por edhe të tjerët kanë festuar që ishin viktimë e krimeve, masakrave persekutimeve, burgosjeve në atë ‘Jugosllavi’ dhe mezi kanë pritur të dalin nga ajo. Për zhdukjen e asaj Jugosllavie nuk kishin punuar vetëm shqiptarët, por edhe komuniteti ndërkombëtarë, sepse ai shtet me gjitha ato të zeza prishte edhe imazhin e Evropës”, ka thënë Adem Demaçi për “Presheva Jonë”.

Më tutje ai ka shtuar se “nëse shtetet sllave dëshirojnë që ta ri-jetësojnë këtë planë atëherë le ta bëjnë të vetme pasi që shqiptarët nuk e kanë ndërmend të futen përsëri aty”.

“Ne nuk jemi sllavë, kush të dojë le të shkojë me atë farë Jugosllavie. Ne shqiptarët hyjmë në atë Jugosllavi, vetëm atëherë kur qarri do të bëjë dardha”, ka shtuar Demaçi.

Pikërisht nën regjimin e asaj Jugosllavie, Adem Demaçi kishte vuajtur 28 vjet në burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button