Shpend Ahmeti – Thaçit: Lëri inatet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Thaçi, po të ishte kryeministër i mirë do ta uronte atë kur u zgjodh kryetar i Prishtinës. “Inati, pezmi dhe ndasitë janë pjesë e së kaluarës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, duke iu referuar kryeministrit Thaçi.

Deklarata e kryeministrit Thaçi se kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, “është i pashpresë për qytetarët se mund të bëjë një ndryshim”, e ka zemëruar këtë të fundit, transmeton Tribuna.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se “Një kryeministër i mirë do t’i uronte kryetarit të zgjedhur të kryeqytetit mandatin dhe përmbushjen e programit sepse atë program e kanë votuar qytetarët dhe përfaqëson vullnetin e shumicës”.

“Inati, pezmi dhe ndasitë janë pjesë e së kaluarës. Shpresa ne Prishtinë nuk është një person por vetëdijësimi i qytetarëve se Prishtina e shumë shpejtë edhe Kosova mundet shumë më mirë sepse meritojmë shumë më mirë. E atë shpresë nuk mund ta ndal askush. Do të ngritemi mbi akuzat e të nemurat personale për të kaluar nga inati në shpresë, nga pezmi në zhvillim dhe nga ndasia në bashkim të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button