Bora e pakët dëboi turistët nga Kodra e Diellit

Drejtuesit e qendrës turistike dimërore ‘Kodra e Diellit’ janë shprehur të pa kënaqur me numrin e vizitorëve për sezonën vijuese turistik. 

Numri më i vogël i vizituesve është për shkak të reshjeve të pakta të dëborës këtë vit, tha drejtori Petre Dimitrievski.

‘Edhe pse nuk kishte borë të mjaftueshme, nuk i kemi rezultatet që i kishim vitin e kaluar dhe krahasuar me borën e rënë mendoj se jemi të kënaqur’ tha ai.

Dimitrievski foli edhe për çmimet nëpër hotelet atje, të cilat sillen prej 25-30 euro në natë për dhomë.

‘Çmimet varen, kemi dhomë me dy shtretër që kushton 30 euro, dhomë me tre shtretër 1.600 denarë, dhomë me katër shtretër është me full pansion e kështu me radhë’ tha Dimitriev.

Drejtori përmendi edhe investimet në vlerë prej rreth 30 milion euro që kanë filluar nga ky vit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button