Përforcimet e Shkëndijës e nisin me fitore

Me ndeshjen Shkëndija – Makedonija Gj.P, është kompletuar xhiroja e 20-të e Ligës së parë. Shkëndijës e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin pranveror duke e mundur me rezultat bindëse, skuadrën nga Shkupi, me rezultat 3:0. Në bazë të lojës, kuqezinjtë kanë dominuar në fushën dhe me meritë morën tre pikë.

Përforcimi i ri, Demir Imeri ka shënuar golin e parë në minutën e 20-të, e që ky gola ka qenë i vetëm në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 70-të përforcimi tjetër, kroati Vruçina shënoi për 2:0, ndërsa në minutën e 79-të Kurtishi i dha pikë fitores për 3:0.

Shkëndija pas kësaj fitore gjendet e teta në renditje me 26 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme do të takohen me Euromilkun në lagjen Maxhari në Shkup. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button