Ahmeti uron Trampin: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar presidentin e 45-të amerikan, Donald Trump, në emrin e tij personal dhe partisë që udhëheq.

Ja letra e plotë:

Më lejoni ju lutem që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet më të mira për presidentin e dyzet e pestë të SHBA-ve , z. Donald Trump, bashkë me shprehjen e konsideratës tonë më të lartë.

 

Duke i uruar shëndet në sukses në detyrën e re Presidentit Trump, mbetemi besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, Shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin tonë të pandalshëm euro-atlantik.

 

Njëkohësisht, më lejoni të shpreh konsideratën tonë edhe për ish administratën e Presidentit Obama dhe për kontributin e tyre të madh në vendin tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane

Zoti e bekoftë popullin Amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button