Maqedoni, studentët mund të vërtetojnë se a u janë shikuar të dhënat personale

Që kur në e-maila filluan të shpërndahen të dhëna personale të rreth 5000 studentëve të tanishëm dhe të mëhershëm prej universiteteve shtetërore dhe private, u paraqit dëshira që të kuptojnë nëse emri, adresa, numri i telefonit, indeksi dhe fjalëkalimi kanë qenë të pranishme në data bazë, shkruan MOF, përcjell Portalb.mk.

Nga këtu, nga IT.mk kanë krijuar formë kërkimi nëpërmjet të cilës studentët duke vendosur e-mailin personal, mund të kuptojnë se a janë të pranishme të dhënat personale në data bazë.

IT.mk nuk i ka ruajtur të dhënat personale të studentëve në data bazë, por me qëllim që të ndërprejë shpërndarjen e mëtutjeshme të data bazës ajo kryen vërtetësi të e-mailit”, thonë nga IT.mk.

Informata për “rrjedhje” të databazës fillimisht filloi të shpërndahet nëpërmjet rrjeteve sociale. Radio MOF njoftoi për rastin, dhe më pas kontaktoi dekanin e Fakulteti të Makinerisë, Darko Danev, i cili të mërkurën vërtetoi se janë ndërmarrë masa që të pengojnë shpërndarjen e të dhënave, por sipas studentëve data baza fillimisht ka qenë e dërguar nga ky fakultet.

“Një pjesë e serverëve dhe një pjesë e pajisjes së IT me të cilat disponon Fakulteti i Makinerisë janë shkyçur prej përdorimit. Është kontaktuar me Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DMDHP), ndërkaq në ditën e parë të punës nga ana jonë do të dorëzohen edhe kërkesë deri te Zyra për kryerjen e kontrollit të jashtëzakonshme mbikëqyrës, me çka do të zbardhen dhe arsyet e rastit”, njofton Danev, një ditë para festës.

Sot jemi të njoftuar se DMDHP-ja do ta ndjekë rastin. Ende nuk dihet se a bëhet fjalë për ndonjë sulm hakeresh apo për ndonjë gabim nga i cili janë shpërndarë informacionet.

LEXO: Maqedoni, të dhënat personale të 4793 studentëve shpërndahen nëpër e-maila

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button