Ja në sa ora do të betohet Trump

Afërisht 1 milion njerëz, përfshirë dhe mijëra protestues, po presin në Uashington për të ndjekur shfaqen madhështore të inaugurimit të Donald Trump si presidenti i 45-të Shteteve të Bashkuara, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

Pjesa kryesore e eventit do të jetë fjalimi i Donald Trump, në orën 11:30 me orën lokale (17:30 me orën europiane), pas të betohet me dorën mbi bibël në Capitol Hill. Ai do të jetë i ndjekur në të gjithë Europën për të zbuluar nëse çështjet për të cilat ai është zotuar do të përkthehen në politika të Amerikës.

Për sa i përket politikës së brendshme, ai ka premtuar se do të rigjallërojë ekonominë, veçanërisht industrinë prodhuese dhe industrinë e energjetikës, do të marrë masa drastike kundër emigrantëve të paligjshme, do të bëjë reformën taksore, një shfuqizim të kujdesit shëndetësor falas dhe do të frenojë burokracinë federale.

Për sa i përket çështjeve të jashtme. Ai ka premtuar se do të sfidojë zgjerimin ushtarak kinez, ka kërcënuar se nuk do të mbështesë më gjatë aleatët e NATO-s dhe ka ironizuar Be-në si një mjet të Gjermanisë që shumë shpejt do të thyhet.

Ai ka bërë me dije se mund t’i japë fund sanksioneve të Rusisë për të rikthyer bashkëpunimin në luftën kundër terrorizimit islamik dhe për mospërhapjen e armatimit bërthamor, pavarësisht se ka pranuar se hacker-at rus ndërhynë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, transmeton gazetatema.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se ai mund të braktisë zgjidhjen shtetërore mbi Izraelin dhe Palestinën, marrëveshjet mbi ndryshimet klimatike të Parisit dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë me Be-në.

Pasi të mbarojë festa, vendet e BE-së dhe partnerë të tjerë të Amerikës duhet të gjejnë një mënyrë të re për të jetuar në paqe me administratën Trump.

Disa diplomatë të BE-së besojnë se ai do të qeverisë me më këmbë në tokë se sa gjatë fushatës.

Disa politikanë europianë kanë deklaruar gjithashtu se Europa duhet të përdorë të njëjtat metoda me Trump-in, që ai ka përdorur gjatë karrierës së tij politike dhe në biznes në mënyrë që të fitojnë respektin e tij.

Andras Simonyi, politikan hungarez dhe ekspert i marrëdhënieve transatlantike, tha se do të ishte e gabuar nëse Europa mendon se Trump do të jetë më i butë se sa gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Ai tha se mënyra më e mirë për të fituar respektin e presidentit të ri do të jetë rritja e shpenzimeve të vendeve europiane mbi ushtrinë dhe të qëndrojnë mbi këmbët e tyre për sa i përket sigurisë.

“Europa ende nuk e ka kuptuar. Në qytet ka ardhur një sherif i ri,”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button