Protestë kundër Trump-it në New York (VIDEO)

Mijëra qytetarë të New Yorkut mbrëmë protestuan në rrugët e qytetit në shenjë të pakënaqësisë me politikat që përfaqëson Donald Trump, i cili sot në ora 18:00 sipas kohës lokale bëhet President i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta u mbajt para hotelit “Trump International”, në kohën kur Trump po mbante fjalimin e fundit si qytetar i zakonshëm i SHBA-ve para monumentit të Abraham Linkolnit në Washington.

Në protestë dalën edhe shumë figura të famshme, si aktorët Robert De Niro, Marisa Tomei, Sally Field, Alec Baldwin, Mark Ruffalo dhe Cynthia Nixon, Cher dhe Natalie Merchant.

Protestat u mbështetën edhe nga kryebashkiaku i New Yorkut Bill de Blasio dhe Shefi i Minneapolisit, Betsy Hodges.

Donald Trump i cili u zgjodh për president të SHBA-ve më 8 nëntor të vitit të kaluar, sot me betimin solemn edhe zyrtarisht bëhet presidenti i ri amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button