Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, në kushte të këqia

Në Kodrën e Diellit, pistat e skijimit janë të përgatitura dhe gjatë këtyre ditëve është bërë përpjekje të mbahet bora në to edhe përskaj motit të keq dhe erës së fortë, shkruan Portalb.mk.

Në këtë qendër ka pak vizitorë, kurse kapacitetet skijuese nuk janë plotësisht në funksion. Skijatorët tash për tash kanë mundësi të shfrytëzojnë teleferikët “Aerodrom” dhe “Dvosed”, kurse “Teteksi” dhe “Pioneri” të cilët janë më tërheqës për skijuesit me përvojë nuk punojnë.

Që nga rënia e borës së parë, kishte disa herë përpjekje për të fillim të sezonës së skijimit, por organizatorët e skijimit dhe skijuesit u dorëzuan ose për shkak të kushteve jo të favorshme, ose për shkak të prishjes së teleferikëve.

Çmimet për këtë sezon skijimi në Kodrën e Diellit janë siç vijojnë: për qëndrim sezonal bileta është 10.000 denarë, bileta një-ditore që shfrytëzohet prej orës 9.00 deri në ora 16.00 kushton 900 denarë, bileta gjysmë-ditore për të qëndruar prej orës 12.00 deri më 16.00 kushton 600 denarë, bileta tre-ditore kushton 1.800 denarë ndërsa për shtatë ditë kushton 5.000 den.
Bileta për skijim gjatë natës, e cila fillon prej orës 19.00 dhe mbaron në orën 22.00 kushton 500 denarë.

LEXO: Kodra e Diellit, pikë turistike e lënë pas dore

LEXO: Kodra e Diellit shembull tipik i nacionalizmit dhe “federalizimit” maqedonas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button