Maqedonia do të harxhojë edhe 5.2 milionë euro për pastrimin e borës

Mbi 5.2 milionë euro shtesë do të harxhohen për angazhimin e ndërmarrjeve private për menaxhim me dëborë, njofton Portalb.

Shuma do të mbulojë angazhim të mekanizimit, por edhe prokurimin e gurit të grimcuar dhe kripës industriale. Më së shumti do të kushtojë pastrimi i rrugëve rajonale dhe magjistrale për çfarë Ndërmarrja Publike Rrugët e Maqedonisë do të harxhojë 3 milionë euro. 2.2 milionë eurot e tjera do të harxhohen për rrugët e Qytetit të Shkupit dhe komunat.

Përndryshe, “Rrugët e Maqedonisë”, kanë nënshkruar marrëveshje me tre ndërmarrje publike për pastrimin e borës me vlerë prej 1.5 milionë euro.

Sipas sistemit elektronik për prokurime publike, marrëveshjet janë të nënshkruara me Shoqatën për Transport, Tregti dhe Shërbime “TRANS COPMANY TETOCË” për mbi 1 milion euro, me Shoqatën për Prodhimtari, Tregti dhe shërbime “PËRPARIMI Nuhi Rexhepi import-eksport” Zajas për 113 mijë euro dhe me Shoqatën për Transport, Prodhimtari dhe Tregti dhe shërbime “JOCKTRANS-TREJD import-eksport” Demir Hisar për 323 mijë euro. Lëndë e marrëveshjes janë punët rrugore në kushte dimërore në mbarë Maqedoninë për sezonin 2016/2017. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button