Serovë, shtylla lëmsh me kabllo, banorët të brengosur për rreziqet

Përveç ankesave për rrugë të pa pastruara, banorët e Çairit gjegjësit ata të lagjes së Serovës brengosen për lidhjet e rrymës në shtyllat e rrugëve të tyre.

Ata për Portalb.mk , thonë se askund nuk mund të gjesh shtylla me të ngarkuara se në këtë lagje, sipas tyre banorët duhet të tregohen të kujdesshëm, mirëpo edhe institucionet të tregohen kompetente.

Shtylla e rrymës, Serovë
Shtylla e rrymës, Serovë

“Vetëm shikoni dhe do të bindeni që kemi të drejtë të brengosemi. Aq shumë kabllo ka nëpër shtyllat tona sa që edhe fëmijët e vërejnë që ato janë të stërngarkuara, madje ata pyesin dhe nëse kabllot mund të binë në tokë, pasi që disa edhe janë të shkëputura”, tha Agim T., banor.

Kohë më parë në këtë lagje shtylla elektrike u përfshi nga flakët. Banorët thanë se fillimisht kanë dëgjuar shpërthime të mëdha dhe më pas është ndalur energjia elektrike.

“Ishte tmerrshëm kur u dogj shtylla, këtu edhe rrugët e ngushta, po të kap ndonjë flakë mos e dhashë zoti nuk do të mund të hynë zjarrfikësit, edhe shtëpitë të ngjitura me njëratjetrën do krijohet një katastrofë e madhe. Apelojmë për kujdes”, thonë banorët.

LEXO: Energjia elektrike, rrezik për jetën e banorëve në Çair

Shtylla e rrymës, Serovë
Shtylla e rrymës, Serovë

Ata fajësojnë ndërtimet e reja, të cilat në shumicën e rasteve sipas tyre janë të kyçur ilegalisht në rrjetin energjetik.

“Janë ndërtuar shumë objekte edhe atë të mëdha nga dhjetë e më shumë kate, sa kemi informacion disa nga ato as nuk kanë fletëpronësi dhe si do të kyçen ata me rrymë, ishte një periudhë e tëra një ndërtesë pa energji elektrike shkaku i këtij problemi. EVN duhet të shpeshtojë kontrollet e atyre që vjedhin energjinë, mirëpo edhe komuna të ndalojë shkatërrimin urbanistik, e jo të pret që ta bëjë legalizimin e tyre për interesa ekonomike dhe përftime personale”, tha Blerim R., banor.

LEXO: Maqedoni, skadon afati, shumë objekte presin fundin e legalizimit ose shembjen

LEXO: Ndërtesa 10 katëshe në lagjen shqiptare të Shkupit, as energji elektirke e as legale!

Shtylla e rrymës, Serovë
Shtylla e rrymës, Serovë

Ndërkaq kohë më parë nga EVN thanë për Portalb se qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë rrymën, të na drejtohet dhe të gjejmë formë për të tejkaluar këto probleme, mirëpo nuk është zgjidhje kyçja vetanake dhe ilegale në rrjetin energjetik sepse jo vetëm që rrezikojnë jetën e tyre gjithashtu rrezikojnë edhe banorët e lagjes./ Portalb

 

Shtylla e rrymës, Serovë
Shtylla e rrymës, Serovë
Shtylla e rrymës, Serovë
Shtylla e rrymës, Serovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button