KB-ja miratoi plan për ndihmë të 340 mijë refugjatëve në Evropë në vitin 2017

Kombet e Bashkuara miratuan program për ndihmë të 340 mijë migrantëve dhe refugjatëve në Evropë këtë vit.

Sipas të dhënave të Komisariatit suprem të KB-së për refugjatë, plani do të kushtojë 691 milionë dollarë. Përveç Komisariatit në realizimin e tij do të marrë pjesë edhe Organizata ndërkombëtare për migracion dhe 72 struktura tjera partnere.

Qëllimi i strategjisë së re është që të mbështeten orvatjet e qeverive për sigurim të qasjes së sigurt të migrantëve deri te strehimi dhe mbrojtja.

Kjo ka për qëllim t’u ndihmojë zgjidhjeve afatgjate për migracion legal në kushte më të volitshme, shtoi Komisariati.

Në program janë përfshirë Evropa Jugore, Qendrore, Perëndimore dhe Veriore dhe Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button