Sony Xperia Z3 vjen në gusht?

Gjatë Kongresit Botëror të Telefonave kompania Sony prezantoi telefonin e saj inteligjent Sony Xperia Z2. Ndërsa gjashtë muaj më parë ai pati prezantuar telefonin inteligjent Sony Xperia Z1. Kompania thotë se kjo kohëzgjatje do të vazhdojë edhe për serinë e re të telefonave.

Kurozumi Yoshiro, Drejtori i Divizionit të Kreativitetit të kompanisë Sony, e quajti Xperia Z2 telefonin inteligjent më të mirë të Sony-t për gjashtë mujorin e parë të vitit 2014. Yoshiro thotë se Sony duhet të përditësojë disa modele të caktuara çdo gjashtë muaj në mënyrë që të ketë telefonat inteligjentë më të mirë në treg.

Ai shtoi se nëse nuk prezantohet çdo vit një pajisje e re do të jetë shumë e vështirë për kompaninë japoneze që të konkurrojë me kompanitë e tjera. Sony gjithashtu ka në plan të vazhdojë të përdorë dizajnin OmniBalance që është përdorur për Xperia Z1 dhe Xperia Z2. Duhet të presim muajin gusht për të parë telefonin e ri inteligjent Xperia Z3 që do të prezantojë kompania Sony.

Lajme të ngjashme

Back to top button