Hidhet shorti për Botërorin 2019, Kosova dhe Shqipëria përballë njëra-tjetrës

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me përfaqësuesen e Shqipërisë në futbollin e femrave për roundin preliminar të kualifikimeve për Botërorin 2019 që mbahet në Francë, shkruan Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Në shortin e hedhur Kosova dhe Shqipëria janë në grupin e dytë, së bashku me Greqinë dhe Maltën.

Kështu do të zhvillohen 4 mini-turne, me dy ekipet e para të grupeve që do të kalojnë në rrethin tjetër, që është faza e grupeve në kualifikime.

Turnetë parakualifikues zhvillohen nga 6 deri më 11 prill, në Shqipëri, Lituani, Gjeorgji dhe Ishujt Faro.

Ky është shorti i hedhur sot:
Grupi 1: Kazakistani, Estonia, Gjeorgjia, Letonia
Grupi 2: Greqia, Shqipëria, Malta, Kosova
Grupi 3: Izraeli, Moldavia, Lituania, Andorra
Grupi 4: Turqia, Ishujt Faroe, Mali i Zi, Luksemburgu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button