fbpx

BDI dhe VMRO-DPMNE, Milloshoski: Qëndrimet mbetën të njëjta

Antonio Milloshoski konfirmoi se VMRO-DPMNE, me takimin e mbrëmshëm mes  Ahmetit dhe Gruevskit, filloi negociatat për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, siç thotë ai, edhe pse kanë filluar negociatat, qëndrimet mbetën të njëjta, transmeton TV21.

Për VMRO-DPMNE-në, janë të papranueshme vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Publike Speciale dhe dygjuhësia në tërë territorin, ndërsa nga BDI-ja thonë se pa u përmbushur këto kushte, nuk do të ketë marrëveshje për formimin e qeverisë.

“Pozicionet tona për ato çështje mbetën të pandryshueshme. Sot, përsëri do të bisedojmë për atë temë, por nuk besoj se komiteti ekzekutiv do t’i ndryshojë pozicionet që tanimë i ka konstatuar”, tha Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close