Liria nuk u lodh shumë me Vardarin

Basketbollistët e Lirisë kanë shënuar edhe një fitore tjetër të radhës, por kësaj radhe duke mos dhënë dhe maksimumin, pasi që skuadra që para kësaj ndeshje mendjen e ka në derbin që do të pasojë javën që vjen, kur do të luajë në sallën “Shaban Tërstena” kundër Rabotniçkit.

Ndeshja kundër Vardarit ka qenë shumë dinamike, dhe basketbollistët e Lirisë me gjysmë force kanë marrë fitoren, duke shënuar 87 pikë, ndërsa nga ana tjetër “nikoqirët” Vardari ka shënuar 82 pikë. Kjo ndeshje edhe pse është luajtur në sallën “Shaban Tërstena”, Liria ka qenë si mysafire, shkaku që sezonin vjeshtor kur Liria duhej të jetë nikoqire, shkaku që ishte pa sallë, ka luajtur ndeshjen në sallën e Kalasë te Vardari.

Në këtë ndeshje me 24 pikë më efikas ishte Bojan Trajkovski, ndërsa pas vete kishte dhe 12 kërcime. Me pikë dyshifrore përfunduan edhe Jelesieviq me 15 dhe Coles e Karakolev me nga 10 pikë. 

Përkrahje të pa rezervë në këtë ndeshje ekipit Liria i kanë dhënë edhe tifo grupi “Shvercerat”, të cilët tani më janë pjesë e pandashme e skuadrës nga Çairi. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button