Shtatzënë në moshën 49-vjeçare? Zbulohet e vërteta për aktoren e famshme

Nicole Kidman nuk është shtatzënë në moshën 49-vjeçare, pavarësisht nga lajmet që pushtuan dy ditët e fundit disa tabloide. Gossip Cop ka mësuar ekskluzivisht këtë lajm, pas aludimeve se aktorja e famshme dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së tretë. Burimet e afërta pranë çiftit kanë hedhur poshtë thashethemet duke thënë se lajmi nuk është i vërtetë, shkruan Revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Sipas revistës OK!, aktorja dhe bashkëshorti i saj Keith Urban, duan të bëhen prindër të një fëmije të tretë, dhe miqtë e tyre besojnë se ata janë në pritje. Po i njëjti “burim”, që supozohet se ka qenë pranë çiftit në festën e Vitit të Ri, tregon për revistën: “Kur ajo u ngjit në skenë për të kënduar dhe për të vallëzuar me të… disa miq menduan se i është rritur barku… diçka ka ndodhur.” Por lajmi u hodh poshtë nga miq të aktores.

Edhe thashethemet se çifti ka pasur një krizë martesore janë janë hedhur poshtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button