Në Qendër dhe në Gjorçe Petrov regjim i veçantë i komunikacionin për festën e Ujit të Bekuar

Me rastin e festës së madhe krishtere Uji i Bekuar do të vendoset regjim i veçantë në komunikacion në rrugët në rajonin qendror të qytetit dhe në komunën e Gjorçe Petrovit.

 Në periudhën nga ora 9:00, e deri në përfundimin e manifestimit me rastin e Ujit të Bekuar, në qendër të Shkupit për qarkullim do të jenë rrugët “Filipi i Dytë” deri te bulevardi “Goce Delçev” dhe rruga “Kej 13 Nëntori” deri te bulevardi “Koço Racin”.
Në komunën Gjorçe Petrov, megjithatë, nga ora 10:00 për qarkullim do të jenë të mbyllura rrugët nga kisha “Shën Pjetri dhe Pali” djathtë përmes rrugës “Gjorçe Petrov” pastaj majtë përmes rrugës “Vasil Çakalarov” si dhe nga kisha “Shën Pantelemon” përmes rrugës “Demir Trajko” dhe “Aleksandar Ciborovski” deri te Ura e hekurt e lumit Vardar. Komunikacioni nëpër rrugën “Vasil Çakalarov” do të orientohet nëpër rrugët e rrethinës në lëvizje nga rr. “Moskovska” deri te udhëkryqi me rr. “Ivan Cankar”.
Nga policia e trafikut apelojnë deri te shoferët në këtë periudhë të ditës të mos i shfrytëzojnë rrugët të cilat gravitojnë rreth udhëkryqeve të theksuara, t’i shfrytëzojnë rrugët përreth, gjithashtu, të jenë të durueshëm dhe t’i respektojnë urdhrat që do t’ju jepen nga ana e nëpunësve të uniformuar policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button