Kina shfaq shenja ngadalësimi

Aktiviteti në fabrikat e Kinës u ngadalësua në nivelin më të ulët 8-mujor në Shkurt, duke përforcuar shenjat e ngadalësimit modest të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, për shkak të dobësimit të kërkesës.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka bërë të ditur se, indeksi PMI shënoi rënie në 50.2 pikë për Shkurtin, kundrejt 50.5 që ka qenë në muajin Janar. Këto shifra kanë qenë vetëm pak më të larta se pritshmëritë e tregjeve, që kishin parashikuar një nivel prej 50.1 pikësh. Një studim paraprak i javës së kaluar nga HSBC dhe Markit ka treguar se aktiviteti i fabrikave në Kinë preku nivelin më të ulët në shtatë muaj në Shkurt, në 48.3 pikë, nga 49.5 pikë të Janarit.

Indeksi që tregon porositë e reja ra poshtë 50 pikëve, ndërsa papunësia arriti në nivelin më të ulët, që prej krizës financiare globale. Nën-indeksi i porosive të reja në Kinë ra gjithashtu në nivelin më të ulët 8-mujor në Shkurt, duke arritur në 50.5 pikë. Në Janar të këtij viti, ky indeks ka shënuar vlera në 50.9 pikë. Nga ana tjetër, nën-indeksi për eksportet ra në 48.2 pikë për Shkurtin, sërish duke prekur kuotat më të ulëta në tetë muaj, ndërkohë që në Janar ka shënuar 49.3 pikë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button