Në Shkup janë gjuajtur 155 tonë krip

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes dhe sot në mëngjes deri në ora 7 kanë gjuajtur 155 tonë krip në bulevardet e qytetit dhe rrugët, veçmas në vendet kritike, njofton Portalb.

Ashtu siç informojnë nga qyteti, ekipet e tyre edhe më tej janë në terren dhe e pastrojnë borën dhe akullin nga rrugët dhe trotuaret.

Veturat e shërbimit dimëror kanë intervenuar në të gjitha urat, kryqëzimet, nënkalimet dhe zonat e lartë në drejtim të Vodnos, Përzhinës dhe Zhelezarës, por edhe në të gjitha vendet tjera të kryeqytetit, të nënvizuara si “pika të zeza”.

Nga Qyteti i Shkupit, apelojnë deri te qytetarët, këshillave të banesave dhe deri te pronarët e objekteve që t’i bashkëngjiten obligimeve ligjore për pastrim të borës përpara objekteve të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button