Bllokadat dhe sulmet ndaj Prokurorisë Speciale me qëllim të dëmtimit të hetimeve për krime

Prej formimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) vazhdimisht, në çdo hap ajo has në bllokada me qëllim që të pengohet puna e këtij institucioni, qe të mos zbardhen të gjitha veprat penale të cilat dalin nga afera e përgjimeve, të cilat i publikoi opozita, shkruan RELmk, përcjell Portalb.mk..

Edhe gjatë procesit të hetimeve por edhe të ngritjes së padive institucionet kompetente aspak nuk u pajtuan t’i pranojnë kërkesat e PSP-së, e cila vazhdimisht përballet me sulme dhe fushatë të errët të inicuar nga mediat pro-qeveritare. Sipas ligjit, PSP-ja ka të drejtë të ngrejë padi jo më gjatë se 18 muaj prej momentit të marrjes së lëndëve dhe materialeve, kurse ka mandat prej 4 vjetësh.

Të gjitha opstrukcionet me të cilat përballet PSP, kanë për qëllim të dëmtojnë punën e saj deri në përfundim të afatit, tha ish-prokurori i përgjithshëm Jovan Trpenovski. Sipas tij, mbetet e paqartë a do të mund PSP-ja të realizon të gjitha hetimet dhe paditë e parapara në afat të caktuar.

“Mendoj se qëllimi i këtij opstrukcioni apo blloakade, që cili po zhvillohet për momentin, është që të pengohet PSP të hap raste të tjera për të cilat publiku ishte i njoftuar nëpërmjet “bombave” të publikuara nga LSDM. Megjithatë, në materialet të cilat u dërguan te Prokuroria ka gjasa që të ketë edhe raste të tjera, kurse personat e përfshirë në ato materaile kanë një qëllim që me anë të opstrukcioneve të pamundësojnë që PSP të hap të gjitha rastet me interes dhe të rëndësishme në kompetencë të saj”, tha Trpenovski.

Sipas tij, afati për ngritje të padive duhet të vazhdohet deri në fund të mandatit të PSP-së.

“Ai afat kohor nënkupton mundësi që PSP-ja të kryejë punën e saj. Kjo nënkupton që në vend se 18 muaj ajo të vazhdojë me punë deri në fund të mandatit prej 4 vjetësh”, vazhdon Trpenovski.

Prej PSP-së deri tash janë ngritur 9 hetime të gjitha me “T” dhe dy akuza të cilat përfunduan në Gjykatë, por për momentin në rrjedhë janë edhe seanca të tjera përgatitore. Seanca e ardhshme e padive për shkatërrim të dokumenteve të lidhura më përgjimet është më 13 mars, kurse seanca për protestat e dhunshme në Qendër është më 22 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button