FIFA lejon shamitë gjatë ndeshjeve të femrave

Femrat myslimane të cilat luajnë futboll, tash e tutje do të jenë në gjendje të bartin shaminë gjatë ndeshjeve, pasi FIFA ka vendosur të heqë një ndalim mbi shamitë. Ky vendim erdhi pas një takimi të Shoqatës së Futbollit Bordit Ndërkombëtar (IFAB) në Cyrih.

Vendimi gjithashtu vjen pas një prove dy vjeçare, periudhë gjatë së cilës nuk pati probleme, transmeton mesazhi.

Konfederata Aziatike e Fuotbollit ka luajtur një rol kyç në bindjen e FIFA-s për të vënë rregullore që lejojnë një gjë të tillë.

Çështja u ngrit për diskutim për herë të parë, kur ekipi kombëtar i femrave të Iranit u tërhoq nga një ndeshje me Jordaninë në vitin 2011, kur FIFA i ka ndaluar ato nga mbajtja e shamive.

Lajme të ngjashme

Back to top button