Fushë-Krujë, kamioni bie nga 12m lartësi (VIDEO)

Një kamion i ngarkuar me maja birre që vinte nga Kroacia ka dalë nga rruga duke rënë nga 12 metra lartësi në Fushë-Krujë ku si pasojë mbetën të lënduar dy persona, shtetas serb, shkruan Alsat-m, përcjell Portalb.mk.

Mediat shqiptare shkruajnë se shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit, i cili kishte hyrë nga Hani i Hotit dhe po udhëtonte në drejtim të Tiranës. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button