Uji i mrekullive, ky është rrugëtimi nëpër histori i parfumit

Fjala “parfum” buron nga fjala latine për fumum, që do të thotë “përmes tymit”, dhe i referohet tymit dhe avujve të lëshuar nga djegia e substancave aromatike. Megjithëse termi nuk është përdorur siç duhet nga romakët, parfumi ekziston qysh prej kohëve të lashta: arti i parfumit ishte praktikuar nga kinezët, egjiptianët, arabët, grekët dhe romakët. Mjafton të themi se në Bibël mund të gjeni shënime mbi përgatitjet dhe formulat e parfumit.

Komunikim hyjnor

Ndër përdorimet e para të dokumentuara të parfumeve, janë ata në kulturën egjiptiane, të cilët duke djegur temjan, kanellë dhe mirrë, ishin në gjendje të krijonin një ekuilibër të përshtatshëm, midis mendjes dhe trupit, e ngjashme kjo me parimet e aromaterapisë. Këto substanca janë kaq të çmuara, saqë kur u gjetën në varret e faraonëve dhe priftërinjve egjiptianë, fuqia e tyre aromatike ishte ruajtur, edhe pasi ata u hapën nga arkeologët në vitin 1897.

Vaksina aromatike

Ndërsa me kalimin e kohës koncepti i parfumit erdhi e u lidh gjithnjë e më shumë me higjienën, ishin grekët që krijuan të parën lidhje midis artit të parfumeve dhe shëndetit. Hipokrati, babai i mjekësisë, e përshkruan përdorimin e parfumeve, si një mënyrë për të parandaluar sëmundjet. Ishin pikërisht grekët të cilët nuk ishin të kënaqur me tymin aromatik të përbërësve që digjeshin, por nisën të përdorin përzierjet e vajrave bimore, për të krijuar parfumet e parë, të cilët mund të aplikoheshin direkt në lëkurë.

Në banjo dhe bankete

Në mesin e romakëve, balsamet dhe parfumet përdoreshin përditë në VC publike, dhe përdorimi i tyre ishte i lidhur me një koncept të përgjithshëm për kujdesin e duhur për trupin. Atëherë mendohej që hapësirat publike duhet të jenë të aromatizuara: i tillë ishte rasti i perandorit Neron, i cili lante mysafirët me ujë me aromë trëndafilash gjatë banketeve.

Edhe pse gjatë Mesjetës në Evropë, parfumet konsideroheshin përgjithësisht një shprehje mendjelehtësie, kulturat tjera, të tilla si arabe dhe kineze, zhvilluan teknikat e distilimit për esencat. Rreth vitit 1000, dijetari arab Avicena shpiku distilimin e vajrave bimore. Më pas, nga fundi i shekullit XIV, italianët mundën që të zëvendësojnë parfumin e ngurtë me ujë aromatik, që edhe mund të pihej.

Uji i mrekullive

Në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë në qytetin gjerman të Këlnit, italiani Giovanni Maria Farina krijoi një ujë aromatik – parfumin; aroma të reja, plot me erëra limoni, bergamot, portokalli, mandarine dhe dru kedri, ndër të tjera, duke mahnitur një audiencë të gjerë me freskinë e tij, ndryshe nga aromat tejet të ngarkuara franceze.

Ky ujë i mrekullive ose aqua mirabilis, i cili mori emrin Uji i Këlnit (Kolonjë) bëri që qyteti të shndërrohet në një qendër të rëndësishme parfumesh gjatë shekujve XVIII dhe XIX.

Napoleon Bonaparti vetë u mrekullua pas tij dhe ai i kërkonte parfumierit të oborrit që të porosiste 50 shishe në muaj.

Tre esenca

Parfumet përbëhen nga tre “nota”, apo tre esenca në varësi të qëndrueshmërisë së tij. E para, ose e nota e sipërme është ajo që prek hundën tonë në çastin e parë dhe largohet shpejt; qendrorja – ose zemra e parfumit – zgjat pak më shumë se e para dhe përbën shpirtin e parfumit. Ajo e fundit është në gjendje të zgjasë me ditë dhe është kjo që e ngulit parfumin në kujtesë.

Ndërsa secili ka emrat e veta të markave, zakonisht kolonja është ai me një përqendrim të ulët të esencave të tretura në alkool; është më e freskët dhe e lehtë dhe mund të përdoret disa herë gjatë ditës, sepse aroma e saj ka jetëgjatësi të madhe, si produktet e tjerë.

El eau de toilette përmban mesatarisht 10% esenca aromatike, 3% më shumë se kolonja. Këto dy produkte janë më të përshtatshme për në verë, për shkak se aromat e tyre avullojnë më shpejt.

Për të patur një efekt aromatik më jetëgjatë, ekziston eau de parfum, esenca e të cilit do të zgjasë sa nota e “zemrës”, me 15-20% përqëndrim të esencave aromatike.

Në fund, ekstrakti i parfumit është ai që ka përqëndrim më të lartë esencash, mbi 25% dhe që zgjat më shumë në kohë. /Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button