Mosha? Nuk ka rëndësi! Ja një listë e njerëzve që arritën gjëra të mëdha

Nuk ka rëndësi cila është mosha jote sot. Nuk je kurrë shumë i ri apo shumë i moshuar për të arritur suksesin, apo gëjrat që dëshiron. Ja një listë e shkurtër e njerëzve që arritën gjëra të mëdha në mosha të ndryshme.

  • Helen Keller, në moshën 19 muajsh, u bë e shurdhër dhe e verbër. Por kjo nuk e ndali. Ajo ishte i pari person i shurdhër që u diplomua me një Bachelor of Arts.
  • Mozarti ishte shumë i aftë në piano dhe violinë; ai kompozonte që në moshën 5 vjeç.
  • Shirley Temple ishte 6 vjeçe kur u bë yll kinemaje në filmin “Sytë e shndërritshëm”.
  • Ana Franku ishte 12 vjeçe kur shkruajti “Ditarine Ana Frankut”.
  • Magnus Carlsen u bë Mjeshtër i Madh i Shahut në moshën 13 vjeç.
  • Nadia Comaneci ishte një gjimnaste nga Rumania, që mori shtatë 10-pikësha dhe fitoi tre medalje të arta olimpike kur ishte vetëm 14 vjeçe.
  • Tenzin Gyatso u njoh zyrtarisht si Dalai Lama i 14 në nëntor 1950, në moshën 15 vjeç.
  • Pele, një yll i futbollit, ishte 17 vjeç kur fitoi Kupën e Botës në vitin 1958 në Brazil.
  • Elvis Presley ishte tashmë një yll i muzikës në moshën 19 vjeç.
  • John Lennon ishte 20 vjeç dhe Paul McCartney ishte 18, kur Beatles zhvilluan koncertin e parë në vitin 1961.
  • Jesse Ouens ishte 22 vjeç kur fitoi 4 medalje të arta në Berlin 1936.
  • Bethoven ishte një virtuoz i pianos në moshën 23 vjeç.
  • Isak Njutoni shkruajti “Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica” në moshën 24 vjeç.
  • Albert Einstein ishte 26 vjeç kur shkruajti teorinë e relativitetit.
  • Lance E. Armstrong ishte 27 vjeç kur fitoi Tour de France.
  • Mikelanxhelo krijoi dy skulpturat më të mëdha “Davidi” dhe “Pieta” kur ishte 28 vjeç.
  • Aleksandri i Madh, në moshën 29 vjeç, kishte krijuar një prej perandorive më të mëdha të botës së lashtë.
  • K.rouling ishte 30 vjeçe kur përfundoi dorëshkrimin e parë të Harry Potterit.
  • Amelia Earhart ishte 31 vjeçe kur u bë gruaja e parë që fluturoi e vetme mbi Atlantik.
  • Oprah Uinfrey ishte 32 vjeç kur nisi shfaqjen e parë televizive, e cila u bë më e vlerësuara e kohës së vet.
  • Edmund Hillary ishte 33 vjeç kur u bë i pari që ngjiste Malin Everest.
  • Martin Luter King ishte 34 vjeç kur shkruajti fjalimin “Unë kam një ëndërr”
  • Marie Curie ishte 35 vjeçe kur u kandidua për Çmimin Nobel në Fizikë.
  • Vincent Van Gog ishte 37 vjeç kur vdiq praktikisht i panjohur, megjithatë sot pikturat e tij vlejnë miliona.
  • Neil Armstrong ishte 38 vjeç kur u bë njeriu i parë që vinte këmbë në Hënë.
  • Mark Tuain ishte 40 vjeç kur shkruajti “Aventurat e Tom Sojerit” dhe 49 vjeç kur shkruajti “Aventurat e Hakëlberri Finit”.
  • Kristofor Kolombi ishte 41 vjeç kur zbuloi Amerikat.
  • Roza Parks ishte 42 vjeç kur refuzoi t’i bindet urdhërit të shoferit të autobusit për t’u ngritur nga karrikja dhe për t’i lënë vendin një pasagjeri të bardhë.
  • John F. Kennedy ishte 43 vjeç kur u zgjodh President i SHBA.
  • Henry Ford ishte 45 vjeç kur doli modeli i makinës Ford T.
  • Charles Darvin ishte 50 vjeç kur u botua libri i tij “Mbi origjinën e specieve”.
  • Leonardo Da Vinçi ishte 51 vjeç kur realizoi Mona Lizën.
  • Abraham Lincolni ishte 52 vjeç kur u zgjodh President.
  • R.R Tolkien ishte 62 vjeç kur doli Lord of the Rings.
  • Ronald Reagan ishte 69 vjeç kur u bë president i SHBA.
  • Nelson Mandela ishte 76 vjeç kur u bë president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button