Anulohet kredia me vlerë 65 milionë euro për Urën e Boshkut

 Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim e anuloi kredinë me vlerë prej 65 milionë euro të dedikuar për ndërtimin e Urës së Boshkut. Sot me deklaratë me shkrim deri te mediat thuhet se kredia e EBOR-it ishte e qasshme pesë vite dhe se shfrytëzimi i saj skadoi pasi nuk janë plotësuar kushtet për realizimin e saj, shkruan Koha.

Deri tani, siç qëndron në deklaratën me shkrim, nuk ka kurrëfarë transferime të mjeteve për këtë projekt dhe kredia është anuluar.

Hidrocentrali Ura e Boshkut, ELEM duhej ta ndërtojë në Parkun nacional Mavrovë. Lejen ekologjike, Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor e ka dhënë në vitin 2012. Reagime për realizimin e këtij projekti kishte nga shoqatat ekologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button