Asanzh është i gatshëm të shkojë në SHBA nëse i garantohen të drejtat

Themeluesi i “Uikiliks”, Xhulijan Asanzh, është i gatshëm të shkojë në SHBA që të përballet me akuza, për të cilat ai pohoi se janë parashtruar për shkak të aktiviteteve të tij shqetësuese, vetëm përderisa “garantohen të drejtat e tij”, transmeton MIA.

“Asanzh është i gatshëm të vjen në SHBA nën kushtin të garantohen të gjitha të drejtat e tij”, citohet në profilin e Uikiliksit në Tuiter.

Kjo u publikua pasi presidenti amerikan në largim Barak Obama, tre ditë para përfundimit të mandatit të tij, mbrëmë solli vendim për amnisti, respektivisht  lirim ose zvogëlim të dënimeve për mbi 200 të burgosur, mes të cilëve edhe ushtarin transgjinor Çelsi Mening, i cili është dënuar në gusht të vitit 2013 me 35 vite burg për spiunim, pas publikimit të dokumenteve të Uikiliksit.

Sipas vendimit të Obamës, Mening do të dalë nga burgu në maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button