Haley: Rusisë nuk mund t’i besohet

E nominuara e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për ambasadore të SHBA-së në OKB, ka thënë se Rusia nuk është vend që mund t’i besosh dhe se ky vend duhet të ndërmarrë “veprime pozitive” para se Uashingtoni të heq sanksionet kundër Moskës, transmeton REL.

Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley i ka thënë një komisioni të Senatit amerikan gjatë seancës dëgjimore për emërimin e saj ambasadore në OKB më 18 janar se Rusia po bënë përpjekje që të “shfaqë muskujt”.

“Unë nuk mendoj se mund t’iu besojmë atyre” ka thënë 44 vjeçarja Haley komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan.

Haley, e cila e ka kritikuar Trumpin gjatë fushatës zgjedhore, ka pak përvojë në çështjet ndërkombëtare dhe se nuk ka folur shpesh publikisht rreth qëndrimeve të saj për politikën e jashtme.

Trump ka thënë se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Rusinë të cilat janë përkeqësuar si pasojë e veprimeve të Moskës në Ukrainë dhe Siri.

Kjo ka nxitur kritikët që thonë se Trump është shumë i butë ndaj politikës së jashtme agresive të Moskës.

Senacan dëgjimore për konfirmimin e Haleyt po ndodhë derisa agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane përmes sulmeve kibernetike që janë urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Nëse konfirmohet nga Senati, Haley do e pasojë Samantha Poëer, një kritike e ashpër e aneksimit që Rusia ia ka bërë gadishullut ukrainas të Krimesë dhe përkrahjes që Moska iu ka dhënë separatistëve në Ukrainën lindore dhe presidentit sirian, Bashar al Assad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button