Dy automjete kanë dalë nga rruga Hanet e Mavrovës – Dibër, njëri përfundon në lum

Një automjet ka përfunduar  në ujërat e lumit Radika, prejse paraprakisht ka dalë nga rruga në vendin ” Seneçki livadi” në rrugën Hanet e Mavrovës – Dibër, ndërsa tjetri është përmbysur në një kulm me ç’rast katër persona janë me lëndime të lehta, transmeton MIA.

Sipas informatave të SPB-së Tetovë, në mëngjes rreth orës 7, ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” të cilat kanë punuar në pasrimin e dëborës nëpërmjet rrugës rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, kanë vërejtur një “opel korsa” në shtratin e lumit, por nuk ka pasur shofer as bashkëudhëtarë,  as në afërsi as brenda në automjet. Pasi është kryer kontrolli, është konfirmuar se automjeti ka targa të Shkupit, por nuk dihet se kush e ka vozitur dhe si ka arritur në Radikë.

Në rrugën e njëjtë, rreth orës 11:00, në afërsi të urës Vërbjanski, një “folksvagen golf” me targa të Kosovës në të cilin pranë shoferit ka pasur edhe tre udhëtarë ka dalur nga rruga, me ç’rast  është përmbysur në një kulm, Shpejtë pas fatkeqësisë, katër shtetasit kosovar  janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, Dëmi material vlerësohet rreth 300.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button