Kosova e Shqipëria me marrëveshje për bashkëpunim financiar

Ministri i Financave i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë Arben Ahmetaj, të mërkurën në Tiranë nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim, me qëllim mbështetjen teknike mbi realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë, nofotn kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi ka për objektiv përcaktimin e kuadrit të përgjithshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë për asistencë teknike për realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë, bazuar në eksperiencën e krijimit dhe funksionimit të Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës.

Për realizimin e këtij Memorandumi, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës duke vënë në dispozicion strukturat dhe kapacitetet e nevojshme me qëllim realizimin e Kadastrës Fiskale në Shqipëri.

Ndërsa, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet dhënies së asistencës përgjatë procesit të realizimit të Kadastrës Fiskale në çdo hap të tij, duke siguruar informacionet që lidhen me objektin e Memorandumit si dhe merr përsipër që bazuar në eksperiencën e saj mbi funksionimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës, të ofrojë asistencë lidhur me infrastrukturën ligjore që aplikon për administrimin dhe mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button