Regjimi sirian bombardon vendbanimet, 8 civilë të vdekur

Avionët e regjimit sirian kanë bombarduar disa vendbanime në Idlib dhe Halep, ku si pasojë të paktën 8 civilë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Omer Ulva, një zyrtar i mbrojtjes civile në Idlib, ka thënë për AA se avionë të regjimit të Asadit kanë sulmuar qendrën e Idlibit, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 civilë dhe janë plagosur 12 të tjerë. Ulva ka thënë se në vendin e bombardimit është hapur një gropë 7-8 metra. Ai ka vënë në dukje se të plagosurit janë dërguar nga ekipet e shpëtimit në spitalet më të afërta të improvizuara.

Nga ana tjetër edhe Nexhip Ensari ka thënë se regjimi i Asadit ka sulmuar një vendbanim në Kefr të Halepit ku si pasojë 3 civilë kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Palët në Siri arritën në një marrëveshje armëpushimi e cila nisi më 30 dhjetor. Marrëveshja u arrit nën garancinë e Turqisë dhe Rusisç, ndërsa regjimi dhe grupet mbështetëse kanë prishur shpesh herë armëpushimin duke sulmuar zonat e kontrolluara nga opozitarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button