VMRO-BDI fillojnë negociatat për Qeverinë

Bisedimet mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë kanë nisur sot mëson Alsat-M.

Megjithatë partitë nuk ndajnë informacione për takimin i cili mbahet larg syve të opinionit. Po ashtu nuk bëhet e ditur nëse bisedimet zhvillohen mes liderëve apo përfaqësuesve të tjerë partiak.

Sipas praktikës, negociatat e këtij niveli janë zhvilluar mes vetë liderëve. Përderisa Gruevski ka marrë autorizimin e komitetit ekzekutiv të partisë së tij për të kryesuar vetë negociatat, nga partia e Ahmetit akoma nuk bëjnë të ditur nëse një vendim i tillë është marrë edhe nga BDI.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button