Daçiq: Tema e ardhshme e dialogut, lirimi i Ivanoviqit

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka bërë me dije se dialogu me Prishtinën në Bruksel mund të vazhdojë kah mesi i marsit.

Sipas tij, temë kyçe e takimit të ardhshëm me Prishtinën do të jetë lirimi i Oliver Ivanoviqit.

Daçiq dhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Aleksander Vuçiq, kanë thënë se për këtë çështje kanë biseduar edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, “por që gjithmonë është thënë se kjo është çështje e organeve të drejtësisë, në punën e të cilit nuk guxon të ndërhyhet”, transmeton koha.

“Qëndrimi ynë është plotësisht i qartë – kundërshtojmë ashpër vendimet e tilla të drejtësisë së EULEX-it pasi që mendojmë se kjo në asnjë mënyrë nuk sjell paqe dhe stabilitet në Kosovë e Metohi”, ka thënë Daçiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button