Kokalanov: Sorosi i ka vjedhur miliardat në Maqedoni, Sorosi shpiki “Shkupin 2014”?!

Nga opinioni pritet që të braktisë trurin dhe të besojë se Soros është fajtor për gjithçka në Maqedoni, shkruan kolumnisti Sasho Kokalanov, transmeton Portalb.mk.

“Soros ka vjedhur 5 miliarda dollarë prej qytetarëve, Soros ka marrë provision për çdo biznes, Soros ka hapur off-shore firma në Belize dhe ishuj tjerë, Soros na ka bërë rekorder sipas vdekjeve të foshnjave, Sorosi ka bërë që ¼ e qytetarëve të migrojnë, Soros ka mbyllur media dhe gazetarë, Soros krijoi 500 mijë të varfër, Soros shpiki “Shkupin 2014”, me gjithë anijet në të dhe Rrotën panoramike prej 20 milion eurove, Soros ka fshehur vrasje, Sorosit i kanë vdekur dhjetëra qytetarë nga të reshurat e shiut rresht tre orë, … dhe më në fund, Soros po na shqetëson poltronistët e regjimit dhe nuk po u krijon rahati që t’i gëzojnë subvencionet dhe faza e dytë e mumifikimit”, shkruan Kokalanov.

Sipas tij, disa poltronistë në moment të sinqeritetit do të pranojnë se nuk po e shpëtojnë Maqedoninë, por ndonjë përfitim të imët personal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button