PRSD-ja mbështet Pendarovskin për kandidat presidencial

Partia e Re Social Demokratike e Tito Petkovskit doli në mbështetje të Stevo Pendarovskit për kandidat presidencial nga radhët e LSDM-së opozitare. Vendimin për mbështetjen e Pendarovskit e bëri të ditur vet kreu i PRSD-së Tito Petkovski. 

“Ne nuk gjejmë asnjë arsye që të kemi ndonjë rezervë në lidhje me Stevo Pendarovskin. Pa dyshim, nga të gjithë emrat e mundshëm që qarkullojnë në opinion Stevo Pendarovski është një njeri që jep garanci se siguria brenda dhe pozita ndërkombëtare e Maqedonisë do të jetë një nivel shumë më të lartë”, u shpreh Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së.

Petkovski nga ana tjetër ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë skenar i përbashkët i partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO DPMNE – BDI.

“Ajo që e bëjnë tani është vetëm një aktrim i keq. Për këtë është arritur marrëveshja që më parë. Nuk ka njeri të pa udhëzuar që nuk e kishte qartë se pasi filloi të trillohet pakënaqësia e BDI në këtë koalicion, se do të ndodhin zgjedhjet ashtu çfarë i nevojiten VMRO-DPMNE-së”, tha Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së.

Petkovski këto komente i bëri para fillimit të seancës së Këshillit qendror të PRSD-së ku është diskutuar rreth strategjisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button